Ajet Kuranor: „Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe
ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.“ (Ali-Imran: 104).
Hadith profetik: “Kush thërret për në rrugën e drejtë, ka të njëjtin shpërblim, si shpërblimi i atyre, që e ndjekin atë dhe nuk i pakësohet aspak nga shpërblimi i tyre. Ndërsa kush thërret për në rrugë të shtrembër ka të njëjtin gjynah, si gjynahu i atyre, që e ndjekin duke mos pakësuar aspak nga gjynahu i tyre.”
Duaja e ditës: O Allah! Udhëzoi dhe mbroji adoleshentët tanë, të cilët kanë nevojë për ndihmën dhe udhëzimin Tënd nga çdo joshje e prostitucionit, drogës, alkoolit dhe gjithë harameve të tjera të shoqërisë sonë! O Allah në këtë ditë më zbukuro me sinqeritet dhe ndershmëri, më mbulo me rrobën e endjes dhe të pastërtisë!
Thënje e urtë: Një dhimbje e vërtetë nuk është kur rrjedhin lotët nga faqet e tua, por kur i mban lotët brenda me buzëqeshjen në fytyrë, duke i fshirë lotët dikujt tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *