Xhemati i xhamisë sonë ´´Ebu Hanife´´ organizon ç´do 3 muaj shpërndarje të pakove ushqimore për familjet tepër nevojtare në të gjitha qytetet e trojeve tona Shqipëtare.

 

Kjo iniciativë ka filluar 2 vite me parë me krijimin e nje kutie sadakaje, e cila hapet njëherë në 3 muaj, ku pasi identifikohen familjet në nevojë, bëhët e mundur shpërndarja e pakove me ushqim bazë dhe nga një thes miell tek këto familje.

 

Me daten 12.01.2018, nga shuma e dalur nga arka e sadakasë, në familjet tepër nevojtare në 3 qytete të ndryshme ne trojet tona, u mundësua shpërndarja e 30 pakove ushqimore me vlerë nga 70 euro, me ushqimet bazë si, makarona, oriz, sheqer, vaj, fasule, nga nje thes miell dhe detergjenta.

 

Vlen të theksohet fakti se, Xhamia ´´Ebu Hanife´´ është ndër xhamiat e vetme në europë që organizon një aksion të tillë humanitar ç´do 3 muaj.

 

Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë kontribuesit e këtij aksioni!