وَلَقَدْ آتَيْنَا لُقْمَانَ الْحِكْمَةَ أَنِ اشْكُرْ لِلَّهِ وَمَن يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ

 

Falënderimet, madhërimet dhe adhurimet janë vetëm për Allahun xh.sh., Krijuesin e gjithësisë, Zotin e Botërave.

 Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Allahut xh.sh. qofshin mbi zotërinë tone Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjitha ata që ndjekin rrugën e tij gjer në Ditën e Gjykimit.

 

Në Kuranin fisnik Zoti ka përmendur një njeri, që ka shumë mundësi të mos ketë qenë profet, por ka qenë mjaft i urtë, madje emri i tij është Lukman El Hakim – I urti Llukman. Ka një sure në Kuran, që mban emrin e tij dhe në këtë sure tregohet historia e tij dhe e djalit të tij.

 

Zoti ia kishte ndriçuar zemrën dhe mendjen, prandaj kur fliste ai, të gjithë pushtetarët, të gjithë të shkolluarit rrinin e dëgjonin, madje thuhet se edhe engjëjt çuditeshin nga urtësia që Zoti i kishte dhënë Llukmanit.

 

All-llahu i madhëruar thotë:

“Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzonnë të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë sepse Ai vetë është i lavdishëm”. (Lukman, 12)

 

Atëherë le ti hedhim një sy disa këshillave të arta që Lukmani ia dha djalit të tij.

 

Djali im,kalova prane shume Pejgambereve dhe fitova prej tyre tete urtesi :

 

-kur të jesh në namaz ,ruaje zemrën tënde

-kur të jesh në tubime me njerez ,ruaje gjuhën tënde,

 

-kur të jesh në shtepitë e tyre ,ruaje shikimin tënd

-kur të hash ruaje barkun tënd

 

Dy gjëra mos i përmend kurrë:

-të keqën që ta bën dikush dhe -te mirën qe ia bën dikujt

 

 

Dy gjëra mos i harro kurrë:

-Allahun e Madhëruar dhe,

-Ahiretin -shtëpine e përhershme

Djali im,kam bartur gur dhe hekur,mirepo nuk kam gjetur asgjë më të rënde se borxhi, të turpëron ditën dhe të len pa gjumë natën.

I shijova te gjitha mirësitë e nuk shijova asgjë më të mirë se shëndeti.

I shijova te gjitha të hidhurat e nuk shijova asgjë më të hidhur se nevoja ime për njerëzit.

Djali im, me të vërtetë prindërit janë derë prej dyerve të xhennetit, nëse ata janë të kënaqur me ty, vazhdo për në xhenet, e nëse janë të hidhëruar, të është bërë perde (pengesë) për në xhenet.

Djali im, mos rri me njerëz të prishur (fitnexhi, mosmirënjohës, ziliqarë) dhe mos u shoqëro me ta.

Frikësohu se po i godet dënim nga qielli e të përfshin edhe ty.

Djali im, rri me njerëz të dijshëm dhe shoqërohu me ta, ndoshta zbret mbi ta mëshirë e të përfshin edhe ty.

Djali im, shite dynjanë për ahiretin, do i fitosh të dyja, e mos shit ahiretin për dynjanë, se do i humbësh të dyja.

Djali im, mësoje gjuhën tënde që vazhdimisht të thotë “O ALLAH MË FAL MUA!”sepse është një çast në të cilin Allahu nuk e refuzon duanë.

Djali im, tek ti të ushqehen të devotshmit, ndërsa në të gjitha çështjet konsultohu me dijetarët.

Djali im, mos u sill but me injorantin, që të mendojë se je i kënaqur me punën e tij, dhe kujdes nga neveritja e të mençurit, se do të kthehet ty (neveritja).

Djali im, bëhu shërbëtor i të mirëve e mos u bëj i dashur i të këqinjëve

Djali im, ik (largohu) nga armiku dhe kujdes se me kë po shoqërohesh dhe mos iu qas asaj që nuk të intereson.

Djali im, shko në mësimet dhe tubime me dijetarët, se me të vërtetë Allahu i Madhëruar i ngjall zemrat me dritën e urtësisë sikurse e ngjall tokën me shi të furishëm.

Djali im, dynjaja (jeta në këtë botë) është kalimtare, prandaj kalo nëpër të e mos u mashtro pas saj (ndërtimit në të).

Djali im, vërtet dynjanë e ke lënë mbrapa që kur ke ardhur në të, ndërsa ahiretin e ke para, prandaj shtëpinë së cilës çdo moment i afrohesh e ke më afër se shtëpinë që çdo moment i largohesh.

Djali im, ki frikë Allahun e mos u shtir si i devotshëm me qëllim që të të nderojnë njerëzit, kurse zemrën e ke të prishur.

Djali im, mos u bëj më i paaftë se gjeli, i cili këndon para mëngjesit, ndërsa ti je në gjumë.

 

 

 

 

يَا بُنَيَّ أَقِمِ الصَّلَاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنكَرِ وَاصْبِرْ عَلَى مَا أَصَابَكَ إِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ

Auf Deutsch

O mein lieber Sohn, verrichte das Gebet und gebiete Gutes und verbiete Böses und ertrage geduldig, was dich auch treffen mag. Das ist fürwahr ein Merkmal einer festen Gemütsart. (Luqman, 17)

Teolog: Resmi LIKAJ

Imam në IAKV ´´Ebu Hanife´´

(Hytbeja e mbajtur, më 15 dhjetor 2017 IAKV ´´Ebu Hanife, Troisdorf, Gjermani)