HADITHI 29

Muadh ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon: thash o i Dërguar i
Allahut, më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri!

Ai tha:
ke pyetur për një punë të madhe, mirëpo ajo është e lehtë për atë që Allahu ia
ka lehtësuar:

të adhurosh Allahun, të mos i bësh shirk Atij, të falësh namazin, të
japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin.

Pastaj tha:
dëshiron të të udhëzoj kah dyert e së mirës: agjërimi është mburojë, lëmosha
shuan gabimin ashtu siç shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e
natës, pastaj lexoi: “I heqin trupat e tyre prej shtretërve” deri sa arrite te fjala:
“për ata që kanë vepruar”

pastaj tha: a do të tregoj për gjënë kryesore, shtyllën
dhe kulmin?

Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. Tha: gjëja kryesore është Islami,
shtylla e tij është namazi kurse kulmi i tij është xhihadi,

pastaj tha: a të tregoj për atë që i zotëron të gjitha këto?

Thash: si jo o i Dërguar i Allahut.

E kapi gjuhën pastaj tha: sundo këtë. Thash o i Dërguar: do të japim llogari edhe për
atë që e flasim? Tha: mos të të pastë nëna o Muadh, a përmbysen njerëzit në
zjarr me fytyrat e tyre apo tha: me vrimat e hundëve të tyre për diçka tjetër
përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?.”
______________________
(Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *