Babai i imam Azam Ebu Hanifes ,i nderuari Thabit, një ditë teksa po merrte abdes buzë lumit pa një kokërr mollë që po notonte mbi ujë. E mori kokrrën e mollës dhe e kafshoi.

Por, menjëherë erdhi në vete dhe filloi të kërkonte të zotin e mollës. Pak me tutje sheh një pemë molle, degët e të cilës zgjateshin deri në lumë, gjeti të zotin e saj dhe kërkoi që t’ia bënte hallall. I zoti i mollës buzëqeshi. I kishte pëlqyer shumë ky djalë i ri prandaj i tha:

• Jo birë nuk ta bëj hallall.
• Jam gati të bëj çfarë të duash, vetëm që të ma bësh hallall!!
• Mirë atëherë do të punosh dy vjet në kopshtin tim dhe do të më shërbesh mua, e pastaj shohim.
• Djali pranoi. Pasi punoi dy vjet me radhë kopshtin e tij shkoi tek plaku dhe i tha: – kam plot dy vjet që të shërbej, ma bën hallall tani.
• Po deshe që të ta bëj hallall, duhet të martohesh me vajzën time.
• Mirë, pranoj që të martohem, mjafton që të ma bësh hallall.
• Mendohu mirë, se vajza ime është pa duar, pa këmbë, sytë nuk i shohin e veshët nuk i dëgjojnë.
• Si do që të jetë, është më mirë se të kesh barrë, hak njeriu.

Pas dasmës Thabiti e pa nusen dhe u çudit shumë se ajo nuk ishte fare ashtu si i kishte thënë babai i saj. Doli menjëherë jashtë dhe i tha plakut:

• Këtu ka ndodhur një gabim, ti më pate thënë se vajza jote nuk ka këmbë, as duar, sytë nuk i shohin dhe veshët nuk i dëgjojnë.
• Nuk ka asnjë gabim këtu, të pata thënë se vajza ime nuk ka këmbë e duar. Ajo nuk ka prekur me dorë asgjë që nuk i përket asaj e nuk ka shkuar në asnjë vend që e ndalon feja jonë. Të pata thënë se nuk sheh, ajo nuk ka parë asnjëherë një pjesë të trupit që e ka të ndaluar. Të pata thënë se nuk dëgjon, ajo nuk ka dëgjuar kurrë fjalë haram.

Ja djali i një nëne dhe babai të tillë ka qenë Imam Azami, fryti i kësaj martese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *