إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا وَعْدَ اللّهِ حَقًّا إِنَّهُ يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ لِيَجْزِيَ الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ بِالْقِسْطِ وَالَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمْ شَرَابٌ مِّنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُواْ يَكْفُرُونَ

 

´´Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut, është i vërteë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t’i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonnin.´´ (Junus:3)

 

Falënderimet dhe lavdërimet janë për All-llahun, Zotin e botërave.

Paqja, mëshira dhe bekimet mbi vulën e profetëve, Hz Muhamedin a.s, mbi familjen dhe mbi shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Njeriu lind i dobët, pastaj me kalimin e kohës merr hovin në forcë dhe fillon të zhvillohet, arrin pjekurinë, pastaj fillon të dobësohet, të plaket, më pas e kaplon vdekja.

Ju që jeni më të moshuar e dini më së miri se sa shpejt kalon kjo jetë.

Vjen fillimi i vitit ndërkohë që njeriu e mendon fundin e vitit si një diçka tepër e largët, por ditët kalojnë shpejt dhe kështu vjen fundi.

 

Edhe jeta e njeriut është e tillë, fundin e kësaj jete njeriu e sheh si diçka të largët dhe shpreson se për të mbetur përgjithmonë në këtë Botë, derisa vjen momenti që të gjithë e urrejme, ai moment është vdekja.

 

Po i afrohemi fundit të vitit sipas kalendarit greorian, secili nga ne që jetojmë në europë, veçanarisht ata njerëz që janë pronarë të firmave të ndryshme, janë duke i bërë gati llogaritë e perfitimeve ose humbjeve që mund të kenë pasur gjatë vitit që po lëmë pas.

 

Vitit 2017 po i japim fundin dhe secili nga ne, duhet ti bëjë llogari jetës së tij se me çfarë veprash po e mbyll këtë vit.

Sa herë kemi anashkaluar obligimet e Zotit ?

Sa herë kemi bërë mëkate ?

Sa herë kemi bërë padrejtësi të tjerëve ?

Sa herë kemi ushqer të varfërit ?

Sa herë jemi penduar ?

E shumë e shumë pyetje si këto, njeriu duhet të ja bëjë vetvetes.

 

Sa këshilla të mira na jep profeti Muhammed a.s!

 

Pejgamberi a.s, e këshilloi një ditë një njeri dhe i tha:

“Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë tjerave:

  1. Rininë para pleqërisë,
  2. Shëndetin para sëmundjes,
  3. Pasurinë para varfërisë,
  4. Kohën e lirë para zënies me punë, dhe
  5. Jetën tënde para vdekjes.”

 

Le ti marrim të gjithë ne këto këshilla madhështore dhe ti shfrytezojmë para se të na vijë momenti i fundit.

 

Sa e sa familjar dhe shoqëri, vitin e kaluar e kanë falur xhumanë me ne, por ato sot ndodhen në Botën tjetër, ku po përjetojnë ato premtime që All-llahu jua ka premtuar.

Le të nxitojmë secili nga ne të pendohemi, të vlerësojmë kohën që kemi ne dispozicion, sot kemi mundësi të pendohemi, ndërsa nesër ndoshta do të jetë vonë për ne.

 

Liebe Geschwister im Islam,

 

´´Zu Ihm ist euer aller Heimkehr: eine Verheißung Allahs in Wahrheit. Er bringt die Schöpfung hervor; dann läßt Er sie zurückkehren, auf daß Er jene, die glauben und gute Werke tun, belohne nach Billigkeit; die aber ungläubig sind, ihnen wird ein Trunk siedenden Wassers zuteil werden und schmerzliche Strafe, weil sie ungläubig waren.´´ (Jonas:4)

 

Teolog: Resmi LIKAJ

Imam në IAKV ´´Ebu Hanife´´

(Hytbeja e mbajtur, më 22 dhjetor 2017, IAKV ´´Ebu Hanife´´, Troisdorf, Gjermani)