بِسْمِ اللّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut mëshiruesit mëshirëbërësit

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ

1. Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit

مِن شَرِّ مَا خَلَقَ

2. që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar

وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

3. dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri

وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ

4. dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)

وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

5. dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.