Falenderimet i takojnë Zotit të botrave i cili na mundësoi të jemi prej fesë së vetme tek All-llahu e cila është Islami.

Të jesh musliman, patjetër që nevojtet plotësimi i kushteve të Islamit, ku një prej tyre është edhe falja e Namazit.

Padyshim që namazi ka një pozitë madhështore në Islam dhe një vlerë të madhe tek Allahu,tek i dërguari i Tij dhe tek besimtarët, për vetë faktin se është shtylla e dytë e Islamit menjëherë pas shehadetit (dëshmisë).

قُل لِّعِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُواْ يُقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَيُنفِقُواْ مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلانِيَةً مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ يَوْمٌ لاَّ بَيْعٌ فِيهِ وَلاَ خِلاَلٌ 

“Thuaju robërve të Mi të cilët kanë besuar: ta falin namazin dhe të japin nga ajo që Ne i kemi furnizuar, të japin fshehtas dhe haptas para se të vijë ajo ditë ku nuk ka shitblerje dhe as lidhje të ngushtë” (Ibrahim 31).

 

Në një ajet tjetër All-llahu i madhëruar thotë:

فَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ إِنَّ الصَّلاَةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَّوْقُوتًا

´´..atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët´´. (Nisa 103)

 

Nga lutjet e të dashurit të ngushtë të Mëshiruesit, Ibrahimit ishte:

رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلاَةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاء

“O Zoti im më bëj mua falës të namazit, po ashtu dhe pasardhësit e mi, o Zoti ynë na e prano lutjen” (Ibrahim 40).

All-llahu e ka bërë obligim namazin për çdo musliman të shëndoshë mendërisht. Namazi është ligjëruar si edukativ për të vegjlit siç thotë Profeti: “Mësojuni fëmijëve tuaj namazin kur janë shtatë vjeç dhe goditini nëse nuk falen pasi të mbushin dhjetë vjeç”. 

 

Namazi t’i shlyen të këqijat.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:

Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të kishte një lumë ku lahej 5 herë në ditë a do mbetej papastërti në trupin e tij?! Ky është dhe shembulli i namazeve të cilat Allahu shlyen mëkatet” Buhariu: 528 dhe Muslimi: 667.

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah se Profeti -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë: “Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi të rrjedhshëm para derës së ndonjërit prej jush në të cilin ai lahet pesë herë çdo ditë” Muslimi: 668.

 

Rrezikshmëria e lënies së Namazit

 

Transmetohet nga Xhabir bin Abdil-lah: E kam dëgjuar Profetin duke thënë: “Ndërmjet njeriut dhe shirkut ose kufrit është lënia e namazit” Muslimi: 82,

ndërsa tek Ebu Daudi 4678: “Ndërmjet robit dhe kufrit është lënia e namazit”,

ndërsa tek Tirmidhiu 2618: “Ndërmjet kufrit dhe besimit është lënia e namazit”.

 

Lusim Krijuesin e gjithësisë, të na mundësojë të jemi prej atyre që e falin rregullisht namazin.

Resmi Likaj

Troisdorf, Gjermani.