Data 29 shtator 2018, ishte një ditë historike pë besimtarët Musliman Shqiptar të Troisdorfit dhe rreth tij, pikërisht në këtë datë u bë ceremonia e hedhjes së gurëthemelit të qendrës Islame ´´Ebu Hanife´´.

Në këtë ceremoni, në praninë e një numrit të madh të besimtarëve mysliman nga qyteti i Troisdorfit si dhe nga rrethet e tjera, morën pjesë, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, Dekani i Fakultetit të shkencave Islame të Prishtinës Prof Dr Fahrush Rexhepi, Zv. kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare-Gjermani, Rexhep ef.Sulejmani, drejtori për diasporë pranë BIK-ut Ekrem ef. Simnica, drejtori për diasporë pranë BFI e RM Dr. Selver Xhemaili Kryetari i komunës së qytetit të Troisdorfit, si dhe një numër i madh i teologëve dhe imamëve të xhamiave të Gjermanisë. Kjo ceremoni madhështore filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga imami i xhamisë shqiptare në Ofenbach, Sabri ef, Saliji, më pastaj vazhduan fjalët përshëndetëse të të pranishmëve duke filluar nga kryetari i xhamisë h.Mahir Mustafi, imami i kësaj xhamije Resmi ef. Likaj ku foli për funksionin që do të ketë kjo qendër në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *